E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: 2012 vit i sundimit të ligjit, LSI do përmbushë angazhimet

TIRANË- Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta në mbledhjen e parë të kryesisë për vitin 2012, e vlerësoi vitin e ri si vit që të njohë përmirësim të mëtejshëm të qeverisjes dhe vit i sundimit të ligjit.

"Ky vit të jetë një vit që të njohë përmirësim të mëtejshëm të qeverisjes, të jetë një vit që të njohë një stad të ri të integrimit evropian të vendit, vit i sundimit të ligjit dhe kjo është shumë e rëndësishme për të forcuar më tej themelet e këtij shtetit dhe për 100 vitet e ardhshme",- u shpreh Meta.

Meta bëri me dije se para konventës zgjedhore të kësaj partie do të zhvillohen në muajin mars konventa e LRI-së dhe në muajin prill konventa e gruas me qëllim riorganizmin e gjithë strukturave të LSI-së.

“Po kështu bashkë dhe me sekretarin e përgjithshëm kemi propozuar një axhendë të rëndësishme sidomos për 6 muajt e parë që ka të bëjë me konsolidimin e gjithë strukturave të LSI-së përfshorë lëvizjen rinore. Në këtë prespektivë ne do propozojmë që përpara konventës zgjedhore të LSI, që do të mbahet në datat 18 dhe 19 maj, do zhvillohet me praninë e 1500 delegatëve, do të zhvillohen edhe konventat e Lëvizjes Rinore për Integrim në muajin mars dhe të Lëvizjes së Gruas për Integrim në muajin prill. Në këtë mënyrë këto dy forume shumë të rëndësishme do kenë mundësi të konsolidojnë vetveten, të afirmojnë elementë rë ri dhe protagonistë të së ardhmes dhe të kenë mundësinë të përfaqësojnë”,- u shpreh Meta.

Kreu i LSI-së foli për riorganizim dhe vlerësim program me qëllim demokratizimin e partisë, ndërkohë vlerësoi se viti që po vjen do sjellë energji të reja për këtë lëvizje.
(el.me/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›