E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës: Rehabilitim Sharrës e Tufinës, varrezat murale 140 m/katrorë

23-04-2013 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës ka gati projektin për varrezat murale në Tufinë dhe në Sharrë, si përgjigje ndaj problemeve që qytetarët hasnin për gjetjen e një vendi në parcelat që ofrohen për t’i përcjellë njerëzit e tyre për në banesën e fundit. Ky projekt që Bashkia e Tiranës parashikon ta ndërtojë sipas standardeve të BE-së, në total kap një sipërfaqe prej 140 metra/katrore.
Projekti parashikon përkatësisht ndërtimin e një varreze murale në Tufinë, me sipërfaqe 80 metra/katrore si dhe një tjetër varrezë murale në Sharrë, me sipërfaqe 60 metra/katrore. Projekti parashikon edhe zgjerimin e hapësirave si dhe shtimin e sipërfaqeve të varrezave aktuale me rreth 9.800 m2 në Sharrë, për të cilat do të ndërtohet dhe rrjeti i rrugëve të brendshme si dhe shtim të sipërfaqeve të varrezave ekzistuese në Tufinë me 15 600 metra/katrorë.
Nder të tjera ky projekt parashikon edhe rehabilitimin e varrezave aktuale. Ndërhyrjet në Sharrë dhe në Tufinë do të jenë në rehabilitimin, në infrastrukturën ekzistuese, riorganizimin e shesheve, duke ofruar shërbimet e nevojshme, parkimin e mjeteve, ndriçimin, kosha për hedhjen e mbeturinave, çezma publike, gjelbërim të shesheve dhe rrugës hyrëse kryesore, riparimin e rrethimit dhe ndërtimin e hyrjeve të varrezave ekzistuese, rikonstruksioni i godinës se administratës.
Ky projekt për rehabilitimin dhe zgjerimin e dy varrezave publike si dhe ndërtimin e varrezave murale do të kushtojë rreth 297 mln lekë. Sakaq ky projekt i Bashkisë së Tiranës pritet që së shpejti të nisë zbatimin në terren.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›