PD: Edi Rama tregtoi lejet e ndërtimit për përfitime politike
Partia Demokratike akuzoi sot kreun e PS, Edi Rama se gjatë drejtimit të bashkisë së Tiranës, tregtoi lejet e ndërtimi, për përfitime politike. Zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi deklaroi se qeveria është e vendosur të investojë për terrene sportive në lagje e shkolla, ndërsa akuzoi kryesocialisitn Rama se i ka vënë buldozerin ambienteve sportive. “Ai dha “Leje Klientele” për të ndërtuar gradaçela në oborret dhe ambjentet sportive të shkollave. Z. Rama i ka futur buldozerin ambjenteve sportive në shkolla për perfitime personale politike . Por akoma më keq, Z. Rama ka vënë si zëdhënës të tij për sportin Fidel Ylli-in që u bë miliarder pikërisht nga lejet e ndërtimit dhe pallatet e ndërtuar në terrenet sportive të shkollave dhe lagjeve të Tiranës. Gjatë qeverisjes së Bashkisë së Tiranës nga Z. Rama terrenet sportive u zhdukën njera pas tjetrës. Nga 104 që ishin në Tiranë, mbetën vetëm 6 të tilla. Dhe nuk përfundon këtu.
Në çdo rast që Z. Rama ka pasur për të zgjeruar ambjentet sportive për rininë, Z. Rama i ka detyruar deputetët e tij për të votuar kundër. Z. Rama i detyroi deputetet nën hyqmin personal të votonin kundër financimit për zhvillimin e federatave sportive. Z. Rama i detyroi të votonin kundër ndërtimit dhe rikonstruksionit të 20 komplekseve sportive. Sërisht Z. Rama i detyroi deputetet të votonin kundër financimit të ambjenteve atletike, fushave sportive dhe ndërtesave sportive. Z. Rama nuk lejon asgjë, ai nuk pyet as për shëndetin dhe arritjet e rinisë shqiptare, sepse beson se ato do të jenë pengesë në luftën e tij për karrige. Z. Rama ish sportist i dështuar politik mund të bllokojë, bojkotojë dhe të bëjë pazar me të ardhmen e të rinjve, por Partia Demokratike ka ndërmarrë veprime konkrete për t’i dhënë akses të rinjve në trajnimet dhe shërbimet cilësore sportive”- deklaroi Vorpsi.