E Diel, 1 Nëntor 2026

“E djathta e Bashkuar”, zyrtarizohet Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Berisha: Fitore e shkëlqyer më 23 qershor, njësoj si në vitin 1992

23-04-2013 / Gazeta 55

25 parti të djathta dhe të qendrës kanë zyrtarizuar mbrëmjen e sotme marrëveshjen e koalicionit “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.
Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij e ka cilësuar aleancën më të madhe të vlerave në historinë kombëtare, e cila do të sjellë fitoren e së djathtës në 23 qershor, njësoj si në vitin 1992.
“Ftesa ime për qytetarët, të angazhohemi të gjithë në fushatën elektorale më qytetare dhe intensive. Fitore të shkëlqyer në 23 qershor do të vijë nga aleanca jonë e vërtetë e vlerave më të mëdha, njësoj si në vitin 1992 kur ne hapëm rrugët e shqiptarëve”- deklaroi në fjalën e tij kryeministri Berisha.
Duke ironizuar koalicionin opozitar kryeministri Berisha u shpreh se këto 25 parti janë kundër “halave e ngjalave” të krahut tjetër.

Në emër të Partisë Demokratike, Ridan Bode lexoi deklaratën e marrëveshjes së koalicionit të djathtë, duke e vënë theksin në 3 parimet kryesore mbi të cilat është ngritur kjo aleancë.
“Ne angazhohemi në parimin e një Shqipërie europiane përmes 3 shtyllave kryesore, punësim, mirëqenie dhe integrim. Ne jemi të bashkuar për të arritur këto synime për qytetarët. Ne nënshkruesit e kësaj marrëveshje qëndrojmë të bashkuar në besimin tonë se më shumë vende pune dhe paga më të larta janë thelbësore për një Shqipëri europiane” – deklaroi Bode.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›