Bashkia e Tiranës: Subjektet që zënë hapësirat publike do të gjobiten
TIRANE – Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli paralajmëron subjektet private që të mos zënë hapësirat publike në kryeqytet, pasi në të kundërt do të gjobitën.
Sipas Topallit, grupe të policisë bashkiake po punojnë për të liruar hapësirat publike të zëna kryesisht nga lokalet, në zona të ndryshme të kryeqytetit.
“Zona e Kombinatit ka qenë më problematike se zonat e tjera, ndërkohë që grupet e Policisë Bashkiake vazhdojnë të njëjtën punë në zona të ndryshme, në njësi të tjera të Bashkisë së Tiranës. Ndaj të gjithë subjekteve që zaptojnë hapësirat publike, të palicencuar, ose në mënyrë të parregullt e të paligjshme, për të gjitha rastet merret masa administrative me gjobë. Në rastet kur është i përsëritur do të vazhdojë konfiskimi i të gjitha pajisjeve dhe materialeve që subjekte të ndryshme nxjerrin jashtë në këto hapësira apo lulishte.”- deklaroi Topalli.
Aksioni i Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej disa javësh.
(er.nu/BalkanWeb)