Bashkia e Tiranes gjykatat mbyllin procesin e 8 majit
Zgjedhjet per Bashkine e Tiranes vulosen me vendim gjykatash. Brenda nje dite Kolegji Zgjedhor dhe Gjykata e Tiranes japin vendimin per ndarjen e mandateve te Keshillit Bashkiak dhe per mandatin e kryebashkiakut. Keshtu odiseja e zgjedhjeve per Tiranen merr fund pas afro 45 ditesh duke bere qe per bashkine kryesore te Shqiperise te jete gjyqesori qe jep vendimet. Fillimisht dy avokatet e PD-se Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso kane qene te pranishem ne Gjykaten e Tiranes per te marre ne dore mandatin e kandidatit demokrat Lulzim Basha si kryebashkiak. Ne oren 10.00 gjykatesja Elbana Lluri deklaroi vendimin lidhur me kete kerkese. Sipas procedures qe parashikon ligji per pushtetin lokal kreu i bashkise me te madhe ne vend pajiset me nje vertetim te tille qe tregon se procesi i ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit ka perfunduar dhe ai mund te nise detyren me konstituimin edhe te Keshillit Bashkiak. Avokatet e Bashes depozituan dy dite me pare kerkesen ne gjykate duke iu referuar ligjit Per organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor ne te cilin saktesohet se mandati i kryetarit te bashkise apo komunes vertetohet nga gjykata. Mandati i kryetarit te komunes ose bashkise vertetohet nga gjykata ne juridiksionin e se ciles perfshihet komuna ose bashkia perkatese brenda 20 diteve nga data e shpalljes se rezultatit te zgjedhjes se tij thuhet ne piken e pare te nenit 40 te ketij ligji.
Vendimi i KolegjitPas fitimit te betejes se pare dy avokatet e PD-se Bylykbashi dhe Kaso u jane drejtuar dyerve te Kolegjit Zgjedhor per te mbrojtur kerkesen e bere per shperndarjen e mandateve te Bashkise se Tiranes. Kolegji ka pritur perfaqesuesit e PS-se per te nisur gjykimin. Pas dhjete minutash pritje drejtuesja e trupes gjyqesore Meriban Mullai vendosi qe shqyrtimi i kerkeses te behej ne oren 12.00 me qellim pritjen e avokateve te Partise Socialiste. Por perfaqesuesit e opozites nuk kane preferuar te jene prezente ne kete seance per te cilen iniciatore ka qene PD-ja. Kerkojme qe te njihet vendimi i KQZ-se pasi pala socialiste nuk ka pasur asnje pretendim ne lidhje me nje ceshtje te tille tha avokati Ivi Kaso. Ndersa te njejtin qendrim mbajti edhe drejtoresha juridike e KQZ-se Deshira Pasko e cila u shpreh se pala socialiste nuk ka pasur pretendime ne lidhje me pasqyrimin e votave te bera nga institucioni qe perfaqeson pas vleresimit te fleteve te gjetura ne kutine e gabuar. Pas degjimit te pretendimeve te paleve Kolegji eshte terhequr per dhenien e vendimit. Relatorja e ceshtjes gjyqtarja Meriban Mullaj dhe anetare te trupes se Apelit gjyqtaret Astrit Kalaja Entela Prifti Tom Ndreca dhe Petraq Dhimitri vendosen qe mandatet te caktohen sipas tabelave permbledhese te KQZ-se. Mbi bazen e kesaj demokratet pas me shume se 10 vitesh do te kene nje mazhorance ne Keshillin Bashkiak. Aleanca per Qytetarin do te kete 28 anetare ndersa Aleanca per te Ardhmen do te kete 27 anetare ne Parlamentin e Tiranes. PD-ja ka fituar 19 keshilltare 5 keshilltare LSI 2 keshilltare PDIU 1 keshilltar PR dhe 1 PLL 25 keshilltare i takojne PS-se 1 keshilltar PDS-se dhe 1 keshilltar PSV 91. Kolegji Zgjedhor me vendimin qe sapo mori permbylli garen zgjedhore per Bashkine e Tiranes duke miratuar edhe shperndarjen e mandateve per Keshillin Bashkiak te Tiranes nje vendim i cili ishte i drejte qe te ishte marre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por KQZ-ja nuk ishte ne gjendje te merrte 5 votat sepse anetaret e minorances se komisionit vendosen ne kundershtim me ate qe parashikon ligji dhe me betimin qe kane bere. Tashme jemi gati per te gjitha procedurat e tjera qe jane te nevojshme per konstituimin e Keshillit Bashkiak. Po sot gjykata miratoi mandatin e kryetarit te bashkise Lulzim Basha tha avokati i PD-se Bylykbashi. Mbi bazen e kesaj demokrati Lulzim Basha do te jete kryebashkiaku i Tiranes per kater vitet e ardhshme. Pas rivleresimit te votave nga ana e KQZ-se per fletet e hedhura ne kutine e gabuar Basha rezultoi me 93 vota para ndaj kandidatit socialist Edi Rama. Procedura e ndjekur nga KQZ-ja u kontestua ashper nga opozita e cila e cilesoi si ekstra ligjore dhe me shkelje procedurash. Socialistet e cilesuan veprim te KQZ-se si vjedhje te zgjedhjeve dhe dhenie te rezultatit ne tavoline.