Ambasadori Jensen Piramida simbol si kulla Eifel
Zerave qe kundershtojne prishjen e Piramides i eshte bashkuar edhe ambasadori danez ne Tirane Karsten Ankjaer Jensen. Ne nje interviste per revisten Mapo e cila do te botohet te dielen ambasadori danez u pergjigjet edhe disa pyetjeve ne lidhje me shembjen e Piramides. Piramida eshte nje pike referimi per Tiranen. shte unike njesoj sic eshte kulla Eifel ne Paris Piramidat ne Egjipt Qyteti i Ndaluar ne Pekin apo Kronborg ne Danimarke. shte nje prej atraksioneve te Shqiperise te pakten ne kohen kur ishte veshur me ate mermerin e bukur. shte pjese e historise se Shqiperise. E kuptoj perse shume shqiptare e shikojne kete monument si pjese e se shkuares se pakendshme dhe si nje kujtese qe vazhdon nje gjemb i madh ne sy. Por e shkuara nuk duhet trajtuar me shkaterrim si nje mbeturine. Duhet te perballesh me te. Piramiden nuk e ndertuan Enver Hoxha dhe e bija por njerezit me nje pune te madhe. Ndersa ata paguan per te. Njesoj si me piramidat e Egjiptit qe sot jane nje prej atraksioneve te turizmit per njerez qe i vizitojne nga e tere bota tha Jensen. Ambasadori danez gjate intervistes ndalet edhe ne problemet qe prishja i shkakton televizionit Top Channel.
Nese do ta shikojme problemin ne nje kendveshtrim tjeter duke marre ne konsiderate edhe ceshtjen e Top Channel qe do te thote liri e medias duket me se e qarte se kemi nje tjeter shembull me probleme ne te kuptuarit e shpirtit te demokracise. Me shume se ndertimi i nje Parlamenti te ri Shqiperia duhet ti jape prioritet urgjent nje mori problemesh me te cilat ndeshen qytetaret shqiptare si energjia elektrike e munguar permbytjet spitale dhe shkolla te varfra etj. Mos te harrojme se 5 milione euro para te taksapaguesve shqiptare te investuara me pare te Piramida jane hedhur ne kosh te plehrave tha ambasadori. Ndersa zgjedhjet lokale te 8 majit ambasadori Jensen i ka vleresuar si nje test te kaluar nga populli por ky test nuk u kalua nga klasa politike shqiptare.