Tomas Kantrimen Zgjedhjet e ardhshme te besueshme
Shtetet e Bashkuara te Amerikes pritet te japin sot qendrimin mbi zgjedhjet e 8 majit. Zevendesndihmes sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen ka folur per Zerin e Amerikes duke dhene vleresimin mbi procesin e 8 majit dite qe ne Shqiperi u mbajten zgjedhjet lokale. Ky qendrim pritet te behet publik sot por paraprakisht behet e ditur se Kantrimen ne intervisten e tij ka bere te ditur se klasa politike shqiptare duhet te jete e angazhuar qe zgjedhjet e ardhshme te jene te besueshme dhe qe udheheqesit shqiptare duhet ta vleresojne nje gje tille. SHBA-ja ka qene teper aktive ne dhenien e mendimit per zgjedhjet e 8 majit si dhe mbi te gjitha mbi perplasjet qe ndodhen mes mazhorances dhe opozites per ceshtjen e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes. Ne vleresimet e tij te meparshme Kantrimen shprehu dyshimet ne lidhje me vendimin e marre nga ana e KQZ-se per rivleresimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar. Ne kemi shprehur dyshimet tona per bazen ligjore te vendit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te numeruar nje kategori te caktuar fletesh votimi. eshtjet lidhur me to i jane parashtruar Kolegjit Zgjedhor. Por per ne eshte esenciale qe te gjitha partite te sillen me te njejtin dinjitet qe tregoi populli shqiptar te ruajne qetesine te respektojne ligjin dhe te mos nxisin dhunen. Ne rezervohemi te shprehemi per rezultatin deri sa te degjojme se cfare do te thote Kolegji Zgjedhor vleresoi disa jave me pare Kantrimen.