Bashkia e Tiranës, grup pune për grupimin e lojërave të fatit në periferi të kryeqytetit Bashkia e Tira
Masa për një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe të kriminalitetit të lidhura me këtë industri
Bashkia e Tiranës ka ngritur një grup pune i cili po shqyrton grupimin në një zonë të vetme të të gjitha lojërave të fatit që shtrihen në territorin e bashkisë. Kjo zonë do të jetë në periferi të Tiranës. Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të veçante për lojërat e fatit. Po kështu, grupi i punës ka parashikuar kushte shtrënguese, për punësimin e personelit dhe rikonstruktimin e infrastrukturës, në zonën ku do të grupohen lojërat e fatit. Këto masa të parashikuara nga Bashkia e Tiranës, kanë për qëllim një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe te kriminalitetit te lidhur me këtë aktivitet.
...