E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini rikonfirmon traun kundër integrimit – mban gjallë parakushtet për imunitetin, por edhe veton e fshehtë të Greqisë

26-08-2012 / Leonard Quku

Nuk ndalet Edi Rama në përpjekjet e tij për të bllokuar marrjen e statusit të kandidatit në tetorin e këtij viti. Në një dalje publike, i tmerruar nga nisma e mazhorancës për mbajtjen e një referendumi për imunitetin, Edi Rama ka deklaruar qartë se s’ka ndërmend të votojë kurrfarë nisme në parlament, sa kohë nuk do të miratohen parakushtet e tij për drejtësinë, të cilat s’janë gjë tjetër veç një kushtetutë e pakicës. “Diskutimi për ndryshimet Kushtetuese duhet të bëhen ditën për diell. Të gjitha ndryshimet Kushtetuese që ne kemi propozuar dhe kështu i hapet rruga heqjes së imunitetit brenda muajit shtator. Jemi pro kufizimit të imunitetit, jemi gati ta votojmë sapo të mbyllet diskutimi për ndryshimet Kushtetuese që ne kemi bërë”, - deklaroi Rama në një dalje për mediat, nga selia rozë mesditën e sotme. Ai bile ka guxuar edhe të përqeshë përpjekjen e qeverisë për reforma, duke deklaruar se s’mund të mbahet asnjë referendum deri në tetor, kështu që s’mund të merret statusi i kandidatit. Edhe Edvini, ashtu si kasneci i tij dje, ka vijuar lojën kukafshehthi me Greqinë, duke u munduar të mbajë gjallë një debat të stisur, prej të cilit veç mund të dalë një veto e re greke për statusin e kandidatit për Shqipërinë. Por siç theksohej edhe në një qëndrim editorial të gazetës “55” gjatë ditës së sotme, s’mund të bëhet fjalë për gjë tjetër, veçse për një ortakëri të Edvinit me miqtë e tij të PASOK, për të mbajtur lart traun që e ndalon Shqipërinë t’i bashkohet familjes evropiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›