E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani nxiton të plotësojë dëshirat e kryeministrit të ri për transparencë

fullani dhe ramaEdhe pse Ardian Fullani është akuzuar nga opozita e majtë se ka fshehur masakrën e kryeministrit në largim, Sali Berisha, me financat e vendit, tani që balanca e pushtetit ka ndryshuar, ai po nxiton të jetë i pari në shërbim të pushtetit të ri.

Siç raporton Shqip, nuk priti shumë sa përfunduan zgjedhjet dhe kreu i BSH-së shpalosi strategjinë e bërjes transparente të financave të vendit, duke kërkuar ndihmën e FMN-së për realizimin e një programi vlerësimi, misioni i të cilit do të zhvillohet në tetor-nëntor.

Për teknikët e fushës financiare, ky program nuk është gjë tjetër por thjesht një lloj auditi, për të cilin kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka kohë që e artikulon, ndërsa dje pothuajse zbardhi axhendën se si do të veprojë.

Mësohet se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Mbikëqyrës të BSH do të diskutohet miratimi i abonimit pranë një agjencie renditjeje për një periudhë 3 vjeçare.

Iniciativën e guvernatorit Fullani për të kërkuar një lloj auditi nga FMN dhe BB, kryeministri i ardhshëm Rama e vlerësoi, por sipas tij, kjo nuk mjafton.

Prandaj ne do të ndërmarrin edhe një hap që besoj do të jetë komplementar për të kërkuar nga një kompani ndërkombëtare auditimi që të na ndihmojë që, një orë e më parë, ne të kemi në tryezë të vërtetën dhe gjithë të vërtetën, deklaroi Rama në takimin me Shoqatën e Bankave.

Por Fullani po e bën detyrën e tij. Të servilit./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›