E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjysmohet serish cmimi i siguracionit te makinave

Sigurimi i automjeteve është bere si një treg fruta perimesh, ku çmimi dyfishohet a përgjysmohet ne pak dite.
Tabelat që kanë zënë rrugën, apo thirrjet e agjentëve, tregojnë se çmimi prej 14.600 lekë rezistoi vetëm 10 ditë. Për të njëjtin shërbim, sot paguhet më pak se gjysma e këtij çmimi, vetëm 6500 lekë. 

Luhatja e fortë dhe e pa fund e këtij çmimi, ka krijuar amulli në treg. 

Të paguash sa më pak për një shërbim është praktikë e njohur në një treg të lirë, por në këtë rast, nga klientët deri tek drejtuesit e kompanive të sigurimit, bien dakord se me një vlerë kaq të ulët sigurimi, me të vërtetë nuk je i sigurt.
Madje, për drejtuesit e kompanive të sigurimit, as tarifa e mëparshme nuk arrin të mbulojë shpenzimet.
Përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve bien në kontradiktë me veten kur thonë se kostot e dëmeve janë më të larta pasi është rritur numri i mjeteve të shtrenjta, si edhe numri i aksidenteve me vdekje, e në të njëjtën kohë presin fatura sigurimi për vetëm 6 mijë lekë.
Përgjigjja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është e thjeshte, tregu është liberalizuar. 
Ndërsa një rrugëzgjidhje e sugjerojnë ekonomistët. Sipas tyre, luhatjet e theksuara të çmimit mund të shmangen vetëm nëse dëmet paguhen nga kompani të veçanta dhe jo ato të sigurimit. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›