E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes internet falas ne parkun Ali Demi

TIRANE- Bashkia e Tiranes u ofron banoreve te zones se Ali Demit ne Tirane vale wireless me qellim qe ne kohen kur pushojne ne parkun e ri te rikonstruktuar te rinjte te mund te shfrytezojne edhe internetin falas duke nisur nga ora 17 deri ne oren 22.

Ne kete hapesire publike qe eshte transformuar ne sherbim te komunitetit ne shtojme nje element tjeter qe do kenaqe te rinjte. Eumlshte sherbimi i internetit pa kabell qe do te thote se mjafton nje lap top dhe pak kohe per te pasur akses ne internet deklaroi kreu i bashkise Edi Rama.

Nderkohe Bashkia e Tiranes ka planifikuar qe pas parkut Ali Demi projekti te shtrihet ne sheshin Shtraus Garibaldi ne lulishten Selman Stermasi si dhe ne zonen e amfiteatrit tek parku i madh i liqenit.

e.n/Balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›