E Diel, 1 Nëntor 2026

Motra e Majlinda Bregut biznes me Prudentinon

TIRANE- Aktiviteti i biznesit ne Shqiperi i Albino e Angelo Prudentino dy prej kokave te Sacra Corona Unita perfshin lidhje me njerez te fuqishem.

Gazeta Shqiptare vazhdon sot publikimin e investigimeve mbi aktivitetin e familjes Prudentino dhe zbulon se e motra e ministres se Majlinda Bregut Ornela Bregu dhe bashkeshorti i saj Ervis Gjecaj figurojne te jene bashkepunetore te Angelo Prudentinos djali i Albinos ne nje prej kompanive te tij.

Ne kryeartikullin e sotem me titull Motra e ministres ortake e mafiozit zbulohet se 32-vjecarja Bregu nje show-girl e njohur e spektakleve shqiptare eshte anetare e Keshillit Mbikeqyres e kompanise Betting System Albania.

Ne te njejten kompani bashkeshorti i saj Ervis Gjecaj mban dy funksione perfaqesues ligjor dhe bashkepronar me 20 te aksioneve. 80 e aksioneve te Betting System Albania i perkasin bosit te Sacra Corona Unita.

Betting System Albania u themelua me 12 shkurt 2010 dhe figuron aktive ne Qendren Kombetare te Regjistrimit. Ajo ka nje veprimtari te gjere qe perfshin bingon llotarite lojerat elektronike llotot sportive kazinote etj.

Ne Qendren Kombetare te Regjistrimit figurojne te regjistruara ne emer te familjes Prudentino dhe 2 kompani te tjera bastesh Bet plus dhe Casino Italia.

59 vjecari Albino Prudentino u arrestua dy dite me pare ne Vlore per llogari te drejtesise italiane pasi gjykata e Leces kishte leshuar urdhrin e arrestit per veprat Bashkepunim kriminal te tipit mafioz Trafik droge Grabitje ne rrethana renduese.
Gazeta Shqiptare ne numrin e sotem i ka kushtuar serish 4 faqe me dokumenta dhe fakte ketij skandali kriminalo-financiar.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›