E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlament replika per korrupsion. Bode- Shalsi debat per kasat fiskale

Kryeministri Sali Berisha eshte ndalur serish te akuzat ndaj eksponenteve te opozites se jane te perfshire ne afera me lejet e ndertimit. Sipas tij qendrimet bllokuese ne kuvend te opozites kane te bejne me kapjen e saj nga korrupsioni dhe dhe sipas tij ajo eshte kthyer e gjitha ne nje sipermarrje ndertimi.

Ju keni gati nje muaj qe cdo dite si megafon trumpetoni se kompanite qe vene kasat qenkan te djathta. Ju sulmuat ekspoziten per faktin e vetem se zoti Mata rastisi i majte dhe i vuri kufirin tek thana leprit tuaj. Ketu eshte bere 20 kriter sepse po nuk jua dhane 20 ju do tu beni gjyqin. Ne vend qe te heshtni te skuqeni te nxirrni lepurin nga strofulla dhe ti thoni ik nuk behemi dot parti e lepurit se jeni parti kryesore opozitare tani beni cdo lloj zhurme per te fshehur leprin Por pse Sepse disa nga ju u ka pri lepri te tjeret keni kercyer me leje ndertimi napolonin tha Berisha.

Nderkohe deputeti socialist Edurard Shalesi dhe ministri i financave bode jane perballur serish per ceshtjen e kasave fiskale.
Se biznesmenet shqiptare nuk eshte se nuk duan te paguajne kasat por nuk duan te paguajne korrupsionin me kasat. Ende sot ministri i Financave ka deshtuar te thote se pse nje kase shitet 500 apo 600 euro. Gabimi tjeter fatal per te cilin po ju paralajmerojme ka te beje me futjen e duarve ne buxhetet vendore tha Shalesi.

Ne vitin 2001 niset nje proces dhe shitet kasat me 570 mije leke qe nuk kishin memorie elektronike dhe nuk transmetonin online. Cmimet sot jane ende me te ulta nga ai proces qe filluat ne ate kohe dhe qe e deshtuat. Kemi tipin lsquoNeso i cili tregetohet pa TVSH 49 mije leke tha Bode.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›