E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i gjykates administrative Spahiu Paralizohet drejtesia

Votat e munguara per ligjin e gjykates administrative kete te enjte perkthehen ne nje paralize te pjesshme te reformes ne drejtesi per Kreshnik Spahiun. Kjo jo aq per ligjin ne vetevete sesa per mungesen e konsesusit per te miratuar 15 pr/ligjet e reformes ne drejtesi qe miratohen vetem me 84 kartona.

Reforma ne drejtesi do te paralizohet pasi edhe ligje te tjera te cilat kerkojne nje shumice te cilesuar sic eshte pr/ligji per Konferencen Gjyqesore pr/ligji per KLD pr/ligji per administraten gjyqesore per zyren e adminstrimit te buxhetit gjyqesor per kodin penal per kodin e procedures penale e keshtu me rradhe do te jene te pamunduar te kalohen ne kuvend duke krijuar ne paralize parciale ne funksionimin e reformes te pushtetit gjyqesor tha Spahiu.

Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise e konsideron te demshme per biznesin dhe administraten mosvotimin e draftit per gjykaten administrative. I ndodhur ne zyrat e kuvendit qe para zgjedhjeve drafti i asistuar nga USAID sipas Spahiut ka marre Ok e KLD-se.

Te gjitha sugjerimet vrejtjet rekomandimet te bera nga KLD dhe nga eksperte te tjere jane reflektuar ne draftin final. Kane qene debate dhe seacuteance shume te gjata diskutimi dhe pothuajse te gjitha rekomandimet jane perfshire ne projekt tha Spahiu.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›