E godet rrufeja dy herë, por e shpëton kapelja
Share
Britaniku Matt Wilks duhet të ndjehet me fat që vendosi të blejë një kepele ombrellë, e cila i kushtoi vetëm tre paund, pasi i ka shpëtuar jetën. 19-vjeçari është goditur nga rrufeja ndërsa doli tek porta e shtëpisë për ti treguar nënës pikërisht kapelen, e cila mendohet se i ka shpëtuar jetën.
Matt, që është student, thotë se në një moment ndjeu dhimbje të forta në kokë, sikur e kishte goditur dikush. Pas kësaj, atij i merreshin mendtë, kishte dhimbje barku dhe rrahje të shpejta të zemrës. Për fati tani 19-vjeçari është mirë, ndërkohë që ai është goditur edhe një herë tjetër nga rrufeja, në shtëpinë e fqinjit, e cila u shkatërrua. Edhe atëherë, Matt mundi që të mbijetojë.