E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës kontroll fishekzjarreve

Si Krishlindjet ashtu edhe Viti i Ri, duhet të priten pa zhurma të shashkave apo fishkezjarreve të hedhura kudo dhe në mënyrë të pakritertë, ndonjëherë edhe me pasojë në shëndetin e njerëzve. Për këtë bashkia e Tiranës është e vendosur të mos favorizojë asnjë tregtar apo shitës ambulant që shesin jashtë kushteve lëndë plasëse.

Geron Ibrahimi, Drejtuesi i Agjensise se Mbrotjes së Konsumatorëve thotë rezultatet e këtij inspektimi masiv për bllokimin e lëndëve të rrezikshme dhe pezullimin e subjekteve.
Bashkia paralajmëron se kontollet në tregje do të vazdojnë deri në 31 dhjetor pa favorizuar asnjë tregëtar.
 

Policia Bashkiake kontrollin e kreu në tregun idustrial, aty ku pak kohë më parë një fabrikë fishekzjarresh shkaktoi zjarrin me pasoja të mëdha tek këta tregëtarë. Një pjesë e tyre u shprehën se bashkia nuk ka bërë asgjë për t`i dëmshpërblyer ata dhe në anën tjetër ata thonë se bllokimi i fishekzajarrëve duhet të ndodhë që në Doganë dhe jo të sekuestrohet në tregje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›