Bashkia e Tiranës larmi aktivitetesh në Ditën e Verës
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka planifikuar një larmi aktivitetesh në të gjitha rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit me rastin e Ditës së Verës. Festimet e kësaj dite e cila simbolizon ardhjen e verës nisin të dielën në orën 10.00 në sheshin Skënderbej dhe përfundojnë me një koncert të madh në orën 19.00.
“Bashkia e Tiranës organizon për të gjashtin vit radhazi festën e ditës së verës. Edhe kjo festë e kthyer tashmë në traditë organizohet me synimin e vetëm që të argëtojë dhe të kënaqë të gjitha grupmoshat. Që nga ora 10 e mëngjesit e deri në orët e vona në mbrëmjes rrugët dhe sheshet e Tiranës do të gjallojnë nga performanca e artistëve shqiptarë dhe të huaj. Do të zhvillohen aktivitete të përvitshme si kuzhina tradicionale në sheshin Skënderbej , koncerti klasik tek Galeria e Arteve dhe karioke. Duam të përmendim në mënyrë të vecantë pasarelën e zhvilluar vjet për herë të parë, vjen këtë pranverë me një bllok të tërë dedikuar modës. Parukierët profesionistë më të njohur në Shqipëri do të performojnë stivime të ndryshme. Falenderojmë në mënyrë të vecantë Eagle Mobile që do të organizojë një koncert në sheshin Nënë Tereza nga ora 15:00 e deri në mbrëmje. Një aktivitet i vecantë është Rock the Block, i organizuar me mbështetjen e Ambasadave të ndryshme.” njoftoi Bashkia e Tiranës.
(e.n/BalkanWeb)