E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmi të forta për Gërdecin, përmendet emri i Selmanllarit

TIRANË- Ka vijaur edhe sot në Gjykatën e Tiranës procsi i tragjedisë së Gërdecit. Në seancën e sotme ka dëshmuar Begator Mane administrator nga shoqëria private e rojeve, i cili ka dëshmuar se në fabrikë ka parë të vijë një ushtarak, emiri i të cilit ishte Luan Hoxha.

“Si aktivitet kryesor kishim ruajtjen e objekteve në fabrikë, për të cilat kisha kontaktuar me Delijorgjin. Di që makineritë janë sjellë nga amerikanët dhe në kohën e montimit të tyre në fabrikë erdhi edhe një ushtarak, emri i të cilit ishte Luan Hoxha”- deklaron administratori Mane.

Po në këtë seancë është përmendur edhe emri i Rrahman Selmanllarit, shokut të djalit të kryeministrit. Rrahman Selmallari është shoku i djalit të kryeministrit, i cili u përfol nga media se ishte një nga bashkëpronarët e fabrikës në Gërdec.

Klodian Qefalia një numërues arkash u pyet nga Prokuroria se a e njihte Selmallarin por ai e mohoi të këtë patur njohje për të. Qefalia pohoi gjithashtu se punonte gjatë orëve të natës ku sipas tij mbusheshin mbi 20 kamion me fishekë.

Gjatë procesit deshmitari Mane ka theksuar se ka parë në Rinas avionë dhe arka fishekësh bosh, që mund të përdoreshin për transport, deklaratë e fuqishme kjo që hedh dritë mbi transportin e armëve dhe fishekëve drejt SHBA. Po sipas këtij dëshmitari në fabrikë ka rënë edhe një herë tjetër zjarr, në kohën që amerikanët ishin aty për të montuar makineritë, por me ndërhyrjen e tyre zjarri është shuar. Mane ka deklaruar se në fabrikë hynin edhe fëmijë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›