Ligji i SHISH, Berisha sfidoi ndërkombëtarët
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi ka reaguar pas miratimit të ligjit për Shërbimin Informativ Shqiptar, duke theksuar se Berisha nuk i ka marrë parasysh sygjerimet e PS dhe të ndërkombëtarëve por është nisur vetëm nga përpjekjet për të kontrolluar këtë instucion.
“PS dhe jo vetëm, por edhe partnerët ndërkombëtar i kanë kërkuar Sali Berishës të rishikojë dhe të rikonceptojë projekt-ligjin aq shumë të kontestuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, ai me një kryeneçësi primitive vazhdon të ecë në udhën e tij pa të ardhme duke dashur të rrëmbejë një tjetër institucion për të vendosur një kontroll mbi të gjithë institucionet” – thekson Shalsi.
Sipas Shalsit me miratimin e këtij projektligji për shqiptarët hapet një plagë e re, nga e cila kanë vuajtur njëherë, bëhet fjalë për SHIK-un famëzi, theson ai.
“Ndërkohë që Shqipëria ka nevojë për reforma, ligje dhe institucione demokratike në shërbim të qytetarëve, me projekt-ligjin tashmë të miratuar në komisionin e ligjeve Sali Berisha rihap një plagë nga e cila vuajtën të gjithë shqiptarët kur ai ishte president, plagë që e mbajnë mend mirë ende, SHIK-u famëzi” – Deklaron më tej.
Me këtë projektligj, deklaron Shalsi, Berisha kërkon të kthejë historinë mbrapa dhe njëkohësisht e vendos vendin në kontradiktë me partnerët ndërkombëtare.
“Ndërkohë që PS është e tepër e shqetësuar dhe shoqëria civile thellësisht e merakosur, me këtë ligj Sali Berisha na vendos edhe në një kontradiktë me partnerët tanë ndërkombëtare, kontradiktë që do të jetë e pariparueshme në rast se ai nuk do të tërhiqet nga qëllimet e tij ogurzeza. Shqipëria e dhjetëvjeçarit të kaluar e ka paguar me një çmim të lartë, tepër të lartë, papërgjegjshmërinë, primitivitetin dhe arrogancën e Sali Berishës president. Shqipëria e këtij dhjetëvjeçari nuk do t’ja falë Sali Berishës kryeministër, pa legjitimitet moral, kthimin mbrapsht të historisë që ne do të donim të ishte arkivuar njëherë e përgjithmonë” – përfundoi Shalsi.
(m.a/BalkanWeb)