Bashkia e Tiranës marrëveshje me Dhomën e Tregëtisë

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka rikonfirmuar mbështetjen e bashkisë për biznesin e kryeqytetit. Ndërsa ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregëtisë, Basha ka theksuar është një shtysë për zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit.
“Bashkia e Tiranës mbështet me gjithë forcën biznesin e kryeqytetit dhe këtë e tregon edhe rishikimi që i bëmë kuadrit fiskal. Po bashkarisht kemi inaguruar one stop shop për licensat, leje që nuk zgjasin më shumë se nga 7-10 ditë. Ndërsa javën që vjen do të paraqesin planit urbanistik ku grupet e interesit kanë pasur përfaqësinë e tyre” theksoi Basha.
Ai ka theksuar më tej se falë kësaj marrëveshje do të bëhet e mundur që për tre muaj të hapen 400 vende pune dhe punësim për 400 të sapodiplomuar të kryeqytetit, me synim kryesor zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të rinjve.
“Ne i garantojmë siguri dhe transparencë biznesit, jo plane klienteliste, por plane të shpalosura qartë. Marrëveshja e bashkëpunimit konsiston në tre nivele; për të lidhur bashkinë dhe mbi 200 biznese si fillim në një marrëdhënie të re, ku ne marrin përsipër të punësojmë brenda 3 muajsh, nga dy të rinj për secilin nga këto biznese. Këtë do e ndjek me kënaqësi si prioritet absolut. Pra hapim 400 vende pune për 3 muaj, për 400 të sapodiplomuar”- tha Basha.
Sipas tij pikë e rëndësishme e marrëveshjes është ngritja e një qendre trajnimesh dhe konsultimesh karriere për të rinjtë, që financohet 50% me fondet e bashkisë dhe 50% të Dhomës së Tregtisë. Së treti, sipas Bashës vjen ofrimi i shërbimeve me kosto të reduktuar për studentët.