E Shtunë, 31 Tetor 2026

JP Morgan Chase humb 2 miliardë dollarë

Shefi ekzekutiv i JP Morgan Chase, banka më e madhe e Shteteve të Bashkuara, bëri të ditur dje se ajo ka humbur kohët e fundit 2 miliardë dollarë në tansaksione të njejta komplekse dhe të rrezikshme që sollën krizën financiare në vitin 2008.

Jamie Dimon i qujati veprimet e bankës gabime të rënda dhe të turpshme.

Aksionet e JPMorganit ranë rreth 7 përqind gjatë shkëmbimit dje pasdite. Edhe aksionet e bankave të tjera ranë ndjeshëm.

Transaksionet komplekse të JPMorganit, të njohura si fonde sekondare, janë si sigurime për mbrojtjen e investitorëve, nëse tregjet bien. Por ulje-ngritjet e kohëve të fundit në tregjet e aksioneve kanë sjellë humbje.

Në të kaluarën JPMorgan i kishte shmangur investime të tilla, duke i dhënë mundësi bankës të dilte nga kriza financiare e vitit 2008 relativisht pa u dëmtuar shumë.

Sipas një lajmi më të mirë ekonomik, Shtetet e Bashkuara kanë shënuar suficitin e parë buxhetor në rreth katër vjet.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›