E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria spanjolle shtetezon Bankia

Duke shpresuar se do t’i japë fund krizës prej katër vjetësh të sistemit bankar qeveria spanjolle ka shtetëzuar një nga bankat më të mëdha në vend, Bankia, pas disa ditëve të tensionit mbi tregjet mbi kapitalin e këtij instituti kreditues.
Vendimi i qeverisë është një përpjekje për të garantuar tregjet se ka nën kontroll sistemin financiar në vend dhe është e aftë ti japë fund krizës bankare.

Sipas Kryeministrit të qendrës së djathtë Mariano Rajoy sektori bankar ka një shëndet të mirë dhe shumë shpejt do të prezantohen masat e reja për të forcuar kredituesit me probleme. Sektori bankar në Spanjë është përkeqësuar për shkak të rritjes së kredive me probleme kryesisht në sektorin e pasurive të patundshme që ka krijuar një total të aseteve toksike në 184 miliardë euro. Pjesëmarrja e shtetit në aksionet e Bankia është arritur në 45% të totalit të kapitalit. Gjithashtu Qeveria ka marrë në kontroll 10% të totalit të depozitave të sistemit bankar të Spanjës, dhe Bankia është më e madhja nga 8 bankat që ka shpëtuar qeveria në 4 vitet e fundit.

Ndërsa banka qendrore e Spanjës ka garantuar se Bankia është likuide dhe vijon operacionet si zakonisht me klientët dhe depozituesit e saj, të cilët nuk kanë asnjë shkak për tu shqetësuar. Klientët e kësaj banke nuk e shohin si shqetësuese këtë veprim të qeverisë duke mos humbur kështu edhe besimin tek banka e tyre të gjë që e kanë shprehur përmes mos tërheqjes së depozitave. Në total Bankia' ka një ekspozim ndaj aseteve toksike në 32 miliardë euro. Veprimi i qeverisë u mirëprit në tregje pasi, tregoi vullnetin e Spanjës për të marrë përsipër përgjegjësinë e krijimit të ambientit normal në sistemin financiar të vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›