Bashkia e Tiranes nis lirimin e trotuareve
Bashkia e Tiranës ka nisur sot ndërhyrjen e saj për të liruar trotuaret nga shfrytëzimi që i bëjnë qytetarët për aktivitet ë ndryshme. Dy javë më parë Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për lirimin e hapësirave publike.
Policia Bashkiak ka nisur aksionin për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga bizneset, apo tregtarët ambulantë.
Në krye të Tiranës ka qenë kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Fillimisht forcat e policisë kanë qenë në zonat e minibashkive Nr. 1 dhe 2. Hoxha tha se Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin.