Shehu: Libër me mllefe, Ngjela është me halucinacione
TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu komenton librin e Spartak Ngjelës, "Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010". Arsyeja e komentit erdhi për faktin se ai përmendet si një nga njerëzit, që diktatori Enver Hoxha i përdori në botën akademike për të spastruar pikërisht intelektualët me mendim properëndimor, proeuropian. Shehu përgjigjet se libri i Ngjelës është i mbushur plot me halucinacione dhe kjo në fakt, sipas tij, ka të bëjë me shëndetin e tij mendor. Sipas tij, në vitet 1960 dhe më pas, ai mezi siguroi që të vazhdonte shkollën për mjekësi, pasi kishte punuar më parë në prodhim, e pikërisht në Kombinatin e Mishit, për arsye thellësisht politike. Shehu thekson se Ngjelën e ka njohur si person që para 1990-ës dhe i është dukur si një njeri shumë ekstravagant, dhe e përmbledh në cilësimin e tij se ai ishte "djalë i Bllokut". Ai thekson se edhe dënimi i Ngjelës nga regjimi nuk erdhi si pasojë e mendimeve të tij demokratike, por sepse i erdhi radha të atit, Kiço Ngjelës, që të goditej nga Enver Hoxha, pra ishte pjesë e luftës brenda llojit. Pas ardhjes së demokracisë, deputeti demokrat thekson se ka pasur të njëjtin mendim për Ngjelën dhe se ai e ka shmangur në të gjitha mënyrat e mundshme përballjen me të, edhe kur Ngjela u bë pjesë e Partisë Demokratike.
Zoti Shehu, Spartak Ngjela së fundmi ka shkruar një libër kujtimesh, ku ndër të tjera ju përmend si një nga ithtarët e Enver Hoxhës dhe se keni qenë në ballë të sulmit kundër çdo gjëje europiane pas fjalimit të 6 shkurtit 1967. Si do ta komentonit këtë libër?
Unë nuk e kam lexuar atë libër, por nga sa kam dëgjuar, dua të them se së pari, realisht e kam të vështirë të komentoj halucinacionet e Spartakut. Ky është një problem i shëndetit të tij mendor. Ndërsa me absurditete të tilla personale unë nuk merrem. Së dyti, ajo që më ka rënë në sy nga komentet e dëgjuara për atë libër, është fakti se Spartaku jeton akoma me deliret e "djalit të Bllokut", gjë që manifestohet në manipulimet dhe në egocentrizmin e tij ekstrem. Nga ana tjetër, në libër të lë një shije shumë të keqe, ajo që është dhe një deformim i madh i historisë, përpjekja për të manipuluar të vërtetën dhe për të arritur në konkluzionin monstruoz, që demokracia në Shqipëri lindi brenda e nëpërmjet Bllokut. Në të vërtetë, ky bosht thellësisht i gënjeshtër që përshkon tërë librin, është padyshim edhe lajtmotivi në ato faqe. Në funksion të tij dhe të lidhur me këtë, aty gjejmë të pasqyruar kudo, megalomaninë patologjike të autorit. Këto tipare e bëjnë atë libër shumë të ngjashëm me "Kujtimet e Enverit".
Po për atë që thotë për ju konkretisht, çfarë mund të na thoni?
Si më është thënë, në fakt ai nuk thotë asgjë reale, sepse nuk ka çfarë të thotë. Ai vjell vetëm një mllef të grumbulluar e patologjik. Perceptimet dhe reaksionet e deformuara janë simptoma. Në vitet '60, unë kam qenë një nxënës i shkëlqyer gjimnazi dhe i mirënjohur në Tiranë, nga një familje me shumë vlera. Më tej, meqë nuk mund të vazhdoja direkt universitetin për arsye politike, u detyrova të punoja si punëtor në Kombinatin e Mishit, derisa mbas disa vitesh m'u dha mundësia të ndiqja studimet në mjekësi. Për hir të së vërtetës, dua të theksoj se dhe në vitet e studimeve u rrezikova jo pak herë të përjashtohem nga universiteti, po për të njëjtat arsye politike.
Ju më vonë u bëtë mjek shumë i njohur. A kishit ju lidhje pune me Bllokun në ato periudha?
Asnjëherë, as si individ dhe as si mjek nuk kam pasur të tilla marrëdhënie. Megjithëse unë drejtoja shërbimin e anestezi-reanimacionit në rang vendi, në shërbimin shëndetësor të Bllokut nuk kam qenë aktivizuar asnjëherë. Kuptohet qartësisht se pse ndodhte kjo. Unë për herë të parë kam hyrë në atë që atëherë quhej "Klinika Speciale", në vitin 1992, kur si ministër i Shëndetësisë vajta për ta transformuar atë strukturë të mbyllur nomenklature, në një klinikë të hapur të qytetarëve të Tiranës.
A e keni njohur Ngjelën në ato vite?
Shumë pak. Unë nuk kam pasur lidhje me Bllokun e njerëzit e tij. Shokët e miqtë e mi të afërm i përkisnin në tërësi grupeve të tjera shoqërore. Ngjela ka qenë më i madh se unë në moshë dhe e njihja si person në Tiranë, dhe të them të vërtetën, asnjëherë nuk më ka ngjallur simpati apo interes, gjë që transmetohej qartë. Gjithmonë e kam konsideruar si një njeri bosh dhe si një nga ekstravagantët e Bllokut, që e luanin këtë rol pikërisht se ishin të mbrojtur nga ajo strukturë. Më tej, ai në fakt u dënua, jo për veprimtarinë e tij "demokratike", si përpiqet të manipulojë, por për faktin e thjeshtë se i erdhi radha të atit të tij të goditej nga regjimi. Kështu ndodhi me shumë nga njerëzit e Bllokut të asaj periudhe, në ato rregulla loje.
Por ju më pas keni qenë në të njëjtin front, pra me të djathtën, e më vonë ai u bë pjesë e Partisë Demokratike. Si e keni njohur pas ardhjes së demokracisë Spartak Ngjelën, dhe cili ishte mendimi juaj për të?
Mendimi im për të ishte i njëjtë me atë të kohës së Bllokut. Një politikan aventurier, i pamoralshëm dhe pa besueshmëri. Asnjëherë nuk kam pasur as marrëdhënie pune dhe as shkëmbime mendimesh me të. Realisht, këtë gjë e kam evituar në mënyrë konstante, për vetë mendimin tim të pandryshuar që kam pasur gjithmonë për atë njeri. Në fakt, akoma dhe sot ai, as si politikan e as si autor nuk arrin të kuptojë apo të pranojë se demokracia tek ne nuk lindi dhe nuk erdhi nga Blloku, por që shpërtheu nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit, nga universitetet, pjesë aktive e të cilave ishim ne, që u rreshtuam që ditët e para me të.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)