Danimarka vendos taksën e parë në botë mbi yndyrnat
KOPENHAGEN- Danimarka është vendi i parë në botë që ka vendosur sot një taksë mbi yndyrnat, e paraprirë kjo nga një javë gjatë të cilës konsumatorët danezë janë përpjekur të kursejnë duke bërë furnizime me gjalp, pizza, mish dhe qumësht.
Taksa e re, e kërkuar si një masë për të luftuar konsumin e yndyrnave, parashikon 16 korona (2,15 euro) për kilogramë mbi yndyrnat e ngopura. Ajo do të aplikohet për të gjitha produktet që përmbajnë yndyrna.
"Dyshoj se kjo do të ketë një impakt pozitiv në shëndet, është thjesht një taksë më shumë", deklaroi një zëdhënëse e Konfederatës Daneze të Industrisë (DI), Gitte Hestehave. "Për sa dimë Danimarka është vendi i parë në botë që vendos një taksë të tillë".
Për "DI", taksa e re është gjithashtu një makth administrativ.
Si për produktet daneze apo ato të importuara, prodhuesve do t'u kërkohen deklarata mbi sasinë e yndyrnave që përmbajnë produktet e tyre, por edhe ato që do të kërkohen në përpunimin e këtyre produkteve.
E gjitha kjo ka një kosto që do të ketë pasoja tek konsumatorët, paralajmëroi Hestehave.
Nga ana tjetër, juristët nënvizojnë se kjo taksë shton rrezikun për konkurueshmërinë e produkteve daneze.
Produktet e importuara që i nënshtrohen taksës mbi yndyrnat do të jenë më pak të shtrenjta se produktet daneze të taksuara në nivel prodhuesish mbi yndyrnat e përdorura në fabrikimin "për shembull të skuqurat", nënvizon juristi Jeppe Rosenmejer në të përditshmen "Jyllands-Posten".
(d.b/BalkanWeb)