E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës nisinstalimin e panelevediellore në kopshte e çerdhe

TIRANA- Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit “Energjia diellore si alternativë ekonomike dhe pro mjedisore”, që ka të bëjë me vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit sanitar si dhe sistemin ngrohës në cerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit.

Faza e parë e projektit ka nisur në çerdhet 1 dhe 8 dhe synon përmirësimin e kushteve për 272 fëmijë dhe 40 edukatore.
Gjatë vizitës në cerdhen numër 8, kryetari i Bashkisë, Edi Rama u shpreh se të gjitha cerdhet dhe shkollat e Tiranës, do duhet të shfrytëzojnë energjinë diellore për kostot e ulëta ekonomike, dhe ndryshimin e cilësisë së jetës.

“Me këtë projekt bëhet e mundur që në të gjitha këto struktura sociale të ketë energji të pandërprerë të përfituar nga dielli dhe pa shpenzuar burimin tjetër shumë të çmuar të energjisë elektrike nga uji” theksoi Rama.

Projekti është realizuar me ndihmën e ambasadës hollandeze në Tiranë. Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, Van Den Dol, u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar edhe në projekte të tjera për përmirësimin e jetës sociale të komunitetit të Tiranës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›