E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRTRSH Ok depozitavenë Porto Romano dheprojektet për turizmin

TIRANE-KRRTRSH miratoi sot projektin "studim, depozita bregdetare, terminal karburantesh në Fshatin Rinia në Porto Romano" në qarkun e Durrësit me një sipërfaqe rreth 32 mijë m2, investitor i të cilës është kompania Europetrol.
Investimi për ndërtimin e këtij projekti llogaritet 10 milionë euro.
Kryeministri Berisha duke vlerësuar studimin e paraqitur, i kërkoi përfaqësuesve të kompanisë blerjen e një impianti që do të trajtojë ujrate përdorura duke i kthyer ato në ujrat të pijshme
"Ujrat që dalin aty duhet të derdhen në det në cilësinë e ujrave të pijshëm. Ka impiante sot kudo dhe përdoren në masë", theksoi Berisha.
Ekspertet thanë se është parashikuar qe te gjitha mbeturinat teknologjike qe ka ky shesh, do të riciklohen.

Po sot Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë miratoi disa studime projektesh të rëndësishme për zhvillimin e turizmit, ndër të cilat projektimi për planin e përgjithshëm rregullues së zonave në Vilbashtovë dhe Pogradec-Drilon.
Synimi kryesor i Vilbashtovës është një destinacion i pastër për zhvillim turistik. Koeficienti i shfrytëzimit të territorit në këtë rast ndryshe nga studimet e mëparshme nuk i kalon 20 %, gjë që nënkupton që të gjithë asetet natyrore që paraqet zona, jo vetëm duhet t'i ruajë, por edhe t'i kualifikojë.
Në bazë të projektit parashikohet që ndërtimet të jenë pasive, pra që të kenë secila "zarfin termik", ose përdorim të energjisë në kufinjtë minimal, në favor të turizmit.
Paketa është një miks disafunksionesh rezidenciale me qëllim hoteleri, sportive, si golfi dhe akademia e sporteve, për shkak të interesit që kanë shfaqur klube të ndryshme angleze për të ndërtuar një akademi sportive futbolli që do të rrisë dhe turizmin sportiv.
Pjesa e lumit do të rikualifikohet, pasi gjendja e tij nuk është aq e mirë për shkak të ndotjeve dhe pjesa tjetër e ujrave të përdorura nuk do të shkojnë në det por do të ritrajtohen dhe do të derdhën në pjesën e mbrapme që janë toka bujqësore duke kontrolluar cilësinë e tyre.
Duke u nisur nga një kapacitet mbajtës shumë i madh i kësaj zone në 100 % të totalit të saj, është parashikuar të mos kalojë 30 mijë pushues, ose një person për 30 m2, normë, që sipas përfaqësuesve të kompanisë që ka kryer studimin, në industrinë e turizmit është nga më të kënaqshmet. Studimi gjithashtu parashikon edhe turizmin ditor të zonave përreth.

KRRTRSH miratoi gjithashtu edhe detyrën e projektimit për planin rregullues të zonës Pogradec, Drilon, për të cilin, Berisha u shpreh se "bregu i Liqenit të Ohrit së bashku me Drilonin përbëjnë një perlë të papërsëritshme turistike në të gjitha brigjet e liqeneve dhe detrave. Ndërtimi i këtij projekti llogaritet rreth 1.2 miliardë euro, ndërsa pozicionohet në brendësi të lumit Shkumbin".
Përsa i përket detyrës së projektimit për planin rregullues të zonës Pogradec-Drilon në komunën Bucimas të qarkut të Korçës, zona ka një shtrirje 2.7 km. Në trajtimin e saj si zonë turistike, është patur parasysh vendimi i KRRTSH, që e përcakton si zonë me potenciale turistike.
Turistët ditorë janë të vetmit që mund t'a shfrytëzojnë atë aktualisht. Qëllimi i detyrës së masterpanit parashikon një turizëm afatgjatë, të qëndrueshëm dhe kompetitiv. Për këtë projekt, Kryeministri Berisha kërkoi respektimin e konventave për ruajtjen e Liqenit të Ohrit si dhe integrimin e harmonizimin me zonën nga Qafë Thana, në Tushemisht.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›