E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë, "Ligjet" marrin në pyetjekandidatin Muçmataj

TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka marrë në pyetje kandidatin tretë të dekretuar nga presidenti Topi për Gjykatën e Lartë, Vexhi Mucmataj. Prokurori Mucmataj iu nënshtrua sot seancës dëgjimore, një procedurë e brendshme parlamentare para kalimit të dekreteve për votim të hapur në seancë plenare të Kuvendit.

Para Komisionit, ai vlerësoi eksperiencën profesionale si një nga elementet thelbësore në përzgjedhjen e kanditaturës për anëtar të Gjykatës së Lartë ndërkohë që deklaroi se ka qenë anëtar partie në vitet 1988-1990 por që nuk mbante mend nëse kishte hetuar procese gjyqësore politike të kohës së diktaturës.

"Gjatë gjithë kësaj periudhe 20 vjecare,në adresën time nuk kam pasur ankesë nga asnjë person që mund të ketë qenë i proceduar për këto lloj veprash dhe prandaj nuk e kam në kujtesë. Në qoftë se do të ishte kështu unë do ta thosha sepse nuk kam pse ta fsheh , por pjesëmarrja ime ka qenë për aktet kryesore që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut" u shpreh Mucmataj.

Kandidati Muçmataj, iu përgjigj dhe interesimit për problemet që shqetësojnë sot sistemin e drejtësisë duke theksuar se mungesa e profesionalizmit dhe korrupsioni janë ndër problemet kryesore.

"Këto probleme luftohen duke forcuar kontrollin mbi veprimtarinë e gjyqtarëve, mbi procedurat që ndjekin ata për gjykimet dhe në cdo rast duke mbajtur qëndrimet përkatëse disiplinore", tha ai.

Të mërkurën, Komisioni i Ligjeve do të debatojë mbi cilësinë e 3 kandidaturave të cilat do të shkojnë më pas për votim të hapur në Kuvend.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›