E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës përcakton 4 përparësitë e punës së këtij institucioni për muajt në vijim

Bashkia e Tiranës ka përcaktuar përparësitë e punës së këtij institucioni për muajt në vijim. Kryebashkiaku Erion Veliaj, bëri të ditur se plani me 4 pika do të bazohet te urbanizimi, fondi për bujqësinë, bonusi i strehimit, si dhe projekti për çerdhe/kopshte brenda institucioneve.

“Kemi pasur me të drejtë ankesa për investimet në komunitet. Kemi për të propozuar 300 km asfalt për të gjithë hapësirat urbane në Tiranë. Kemi mbledhur të gjitha qindarkat. Kemi propozuar ta shfrytëzojmë këtë fond, këtë projekt gjigant për 300 km katrorë asfaltim. Tirana do të jetë në të gjithë territorin me ekskavator, me rrula dhe asphalt, Do të jetë e vetmja mënyrë për ta sjellë Tiranën në terezi, pas gjithë këtyre që kaluam.”- deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Sipas tij, një projekt simbolik pilot ka filluar me një bankë të nivelit të dytë, që ka krijuar për herë të parë çerdhe brenda institucionit.

“Thirrja ime sot është për kompanitë celulare dhe bankat e mëdha. Nuk është sevap pasja e çerdhes dhe e kopshtit, është më efeçiente dhe biznes i mrekullueshëm, çerdhe brenda një institucioni.’ Tha Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›