Covid-19/ Ulet numri i të infektuarve, 1 humbje jete, 415 të shëruar në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 62 raste të reja me COVID-19, nga 294 testime që janë kryer. Ka pasur 1 humbje jete, ndërsa janë konfirmuar 415 persona të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë identifikuar 323.692 të shëruar nga Covid.
Aktualisht në Shqipëri janë 1861 qytetarë aktivë me COVID-19, 16 prej të cilëve po marrin trajtim në spital. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër këtij virusi. Vaksinimi anti-covid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
“Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 294 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 62 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Lushnje, nga 3 Durrës, Dibër, Himarë, Gramsh, Devoll, nga 2 Vlorë, Kavajë, Tepelena, nga 1 Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Sarandë, Kolonjë. Janë 1,861 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 88 vjeç. Janë shëruar 415 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,692 që nga fillimi i epidemisë.”,- thuhet në njoftim.
Statistika për datën 6 shtator 2022 nga Ministria e Shëndetësisë
Raste të reja ditore 62
Të shëruar në 24 or렠 415
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 or렠 1
Testime ditore 294
Testime totale 1,966,374
Raste pozitive 329,137
Raste të shëruara 323,692
Raste Aktive 1,861
Humbje jete 3,584
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiran렠 855
Shkodër 184
Fier 172
Elbasan 163
Durrës 118
Korç렠 100
Vlor렠 92
Gjirokastër 54
Berat 49
Dibër 45
Lezh렠 24
Kukës 5
/rtsh.al/