E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor pa protokoll sigurie/ Ndryshon modeli i vlerësimit për nxënësit e shkollave

Fillimi i vitit të ri shkollor do të nisë të hënën e ardhshme me 12 shtator pa një protokoll sigurie.

Ministria e Arsimit ka vendosur që orët mësimore do të jenë të plota dhe procesi mësimor do të zhvillohet normalisht.

Këtë vit shkollor është parashikuar të ndryshojë edhe modeli i vlerësimit për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Ky model i ri parashikon lehtësime të mësuesve nga aspektet burokratike duke i fokusuar më shumë në punët interaktive me nxënësit.

Risi e këtij viti shkollor do të jetë edhe Abetarja e unifikuar Shqipëri –Kosovë.

Struktura e vitit shkollor do të pësojë ndryshime, nxënësit në fund të tremujorit të dytë do të bëjnë një javë pushime më shumë, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësime dhe përgatitjet në vijim.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›