E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës reagon për mungesën e ujit

Bashkia e Tiranës ka reaguar për krizën e ujit në disa zona të kryeqytetit nëpërmjet zëdhënësit të saj, Florjon Serjani.

“Kriza e ujit në Tiranë është shëmbëlltyrë tipike e keqqeverisjes. Bashkia ka gati projektin për 24 orë ujë në çdo familje të kryeqytetit që prej vitit 2003”, nisi fjalën e tij zoti Serjani.

Më tej zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës akuzoi qeverinë se nuk kalon ujësjellësin në varësi të pushtetit vendor pasi aty sipas tij punëson fanatikët e partisë.

“Qeveria nuk lëshon ujësjellësin ku punëson fanatikët e partisë. është koha që kjo qeveri të largohet dhe politika e vjetër të marrë fund”, tha më tej zëdhënësi i bashkisë.

Reagimi i Bashkisë së Tiranës ka ardhur pas situatës së krijuar nga mungesa e ujit në disa zona të kryeqyteti. Ndërkohë protesta të banorëve për mungesën e ujit të pijshëm ka patur edhe në Sauk ku banorët për disa momente kanë bllokuar edhe rrugën nacionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›