Bashkia e Tiranës tenton të prishë një kioskë pranë Jurdikut
TIRANE - Bashkia e Tiranës ka tentuar sot rreth orës 22: 00 të mbrëmjes të shembë një kioskë pranë Fakultetit të Juridikut, por ka hasur në rezistencën e pronarit të saj të deritanishëm.
Në krye të aksionit sipas gazetares tonë Bora Shahini e ndodhur në vendngjarje është kreu i Inspektoriatit ndërtimor Florenc Hoxha.
Pronari i kioskës ka kundërshtuar vendimin duke pretenduar pronësinë dhe paraqitur dokumentacion të rregullt.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe Avokati i Popullit Igli Totozani i cili ka thënë se deri tani nuk kanë dhënë asnjë urdhër për prishjen e objektit.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje këto ditë, gjë që e ka komunikuar edhe vetë Hoxha.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)