Tirana, tre ambasadorët takim me Berishën dhe Ramën

Tre ambasadorët e akredituar të Tiranë, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth janë takuar sot me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
Në fillim tre ambasadorët zhvilluan një takim për rreth një orë në ambjentet e kryeministrisë me kryeministrin Berisha dhe më pas janë takuar edhe me shefin e opozitës Edi Rama.
Mendohet se në qendër të takimeve ka qënë rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës dhe vonesat për shpalljen e fituesit për bashkinë më të madhe të vendit.
Në një deklaratë të publikuar më herët tre ambasadorët e akredituar në Tiranë kërkuan shpalljen e rezultateve për bashkinë e Tiranës pasi sipas tyre qytetarët metitojnë të jenë të qartë se kush është fituesi.
Ndërkohë ditën e djeshme tre ambasadorët u takuan edhe me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku kanë diskutuar në lidhje me vonesat në shpalljen e rezultatit për bashkinë më të madhe të vendit.