E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon zbardhja e votave “pro” Lulzim Bashës

17-05-2011 / Gazeta 55

Në njësitë bashkiake nr.5 dhe nr.11 gjenden të tjera fletë. Epërsia është e qartë dhe pritet veç leximi i votave nga ana e KQZ-së


Mbi 100 fletë votimi “pro” kandidatit të Partisë Demokratike në bashkinë e Tiranës, janë gjetur brenda pak ditësh në disa prej KZAZ-ve të kryeqytetit. Lulzim Basha është padyshim fituesi i zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, por me fletët e gjetura së fundi, diferenca e tij me kandidatin socialist rritet gjithnjë e më shumë. Hap pas hapi, vazhdon të zbardhet manipulimi i madh i komisionerëve socialistë me të drejtën legjitime të shqiptarëve, për të votuar të lirë dhe me vullnet qytetarë, alternativën e tyre politike. Pas zbulimit të qindra fletëve të votimit në njësitë bashkiake nr.6, 7, 8 dhe 9, të cilat ishin ’pro’ kandidatit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, e njëjta situatë është përsëritur edhe në njësinë bashkiake nr. 5 dhe atë nr. 11 në kryeqytet, ose KZAZ nr. 49 dhe nr. 55, ku gjatë numërimit të votave për këshillin, janë gjetur 5 fletë votimi për Bashën dhe 2 të tjera për kandidaten e minibashkisë, Erisa Xhixho. Në njësinë nr. 11, shifrat janë akoma edhe më të larta, teksa të dhënat paraprake janë se ato janë nisur drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku si shumë fletë të tjera të kontestuara do t’i nënshtrohen vlerësimit. Në këto njësi bashkiake vazhdon kontestimi i rezultatit nga të dyja palët, ndërsa kontestimi më i madh lidhet me fletët e votimit për kryebashkiak, të cilat vazhdojnë të gjenden në kutitë e këshillave dhe të minibashkie. Kësisoj, kuptohet qartë se kemi të bëjmë me një skenar të mirë-organizuar nga qarqe kriminale pranë PS, me qëllim deformimin e vullnetit të vërtetë të votuesve. Ajo që e bën edhe më të besueshëm këtë fakt, është tendenca e thellë se, votat në tërësi janë për kandidatin e mazhorancës, Lulzim Basha. Në këtë drejtim, vlen të pohohet se, Partia Socialiste ka obligimin moral, ndërsa më vonë edhe atë ligjor, që të japë thjesht një shpjegim të vetëm për këtë situatë të paprecedentë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›