E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas takimit me Berishën, ambasadorët, në PS

TIRANE- Ambasadorët e SHBA, OSBE dhe BE kane zhvilluar sot nje takim me kryeministrin e vendit, Sali Berisha, e pas tij, jane ndalur ne seline roze, per nje takim me kreun e PS-se, Edi Rama.

Takimi, i zhviluar pa pranine e mediave ka zgjatur rreth 60 minuta dhe eshte mbyllur ne oren 12.00.

Ndonese nuk ka ende nje deklarate zyrtare rreth takimit, mendohet se ai ka pasur ne qender te tij, siutaten paszgjedhore dhe vonesat ne shpalljen e rezultatit te certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ambasadoret Aleksandër Arvizu, Ettore Sequi dhe Eugen Wollfarth i jane drejtuar selise se Partise Socialiste.

Vetem pak para takimit me kreun e qeverise, tre mabasadoret leshuan nje deklarate te perbashket permes te ciles kërkuan shpalljen e rezultateve për bashkinë e Tiranës pasi sipas tyre qytetarët metitojnë të jenë të qartë se kush është fituesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›