E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes u kunderpergjigjet akuzave te Rames

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me akuzat e kreut të PS-së, Edi Rama. Përmes një deklarate për shtyp ky institucion ka shprehu keqardhje lidhur me zgjedhjen e kreut Rama, e cila sipas Bashkisë së Tiranës, konsiston në risjelljen e konfliktit politik në kryeqytet.

“Për ti qartësuar faktet që në krye të herës, në Bashkinë e Tiranës nuk ka patur asnjë rritje taksash. Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar asnjë vendim te tillë. Kryetari i Bashkisë është kategorikisht kundër rritjes së taksave dhe qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë.

Ajo çfarë ka ndodhur në Tiranë është dyfishim i mbledhjes së taksave, çka do të thotë se qytetarët kanë tashmë besim tek administrata e Bashkisë, se pavarësisht pozicionit apo interesit politik çdokush do të trajtohet i barabartë para ligjit dhe do të paguajë atë që i takon sipas ligjit”, vlerëson Bashkia e Tiranës, në deklaratën e saj për shtyp.

Sipas njoftimit, këto të ardhura shtesë kanë mundësuar që të shtrojnë rrugë, të mbjellin mbi 3000 pemë të reja dhe të shtojnë hapësirat e gjelbërta, të pastrojn qytetin, të shtojnë dhe përmirësojnë ndriçimin, të garantojnë ujë të pijshëm për qindra familje, të sigurojnë jetën e fëmijëve në shkolla, të gjallërojnë jetën e qytetit etj.

“Në fakt Bashkia ka eliminuar dhe reduktuar 60 tarifa dhe taksa duke e bërë më të lehtë hapjen dhe zhvillimin e një biznesi, çka ndihmon në rritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Duke luftuar informalitetin, konkurencën e pandershme dhe klientelizmin,  qyteti ynë është tani në gjendje të ndërmarrë hapa të tjerë të rëndësishëm dhe afatgjatë, siç është ndërtimi i bulevardit të ri, rehabilitimi i lumit të Tiranës, ndërtimi i terminalit multimodal të pasagjerëve dhe ndërtimin e tramit në Tiranë”, sqaroi Bashkia e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›