Shirak tradheton Sarkozy
Ish-presidenti i qendrës së djathtë franceze, Zhak Shirak, do të votojë për socialistin Fransua Hollande, në raudin e parë të zgjedhjeve presidenciale, bën të ditur një burim i tij i afërt.
Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtari Jean Luc Barre, i cili për një gazetë ka deklaruar se deklaratat e bëra nga zoti Shirak vitin e kaluar nuk ishin një shaka.
“Zhak Shirak ka thënë të vërtetën kur ka thënë se do të votojë për Fransua Hollande”, ka thënë Barre, i cili ndihmoi Shirak të shkruante kujtimet e tij, shkruan gazeta “Le Parisien” në botimin e kësaj të marte.
I biri dhe vajza e ish-presidentit duket se mbështesin qëndrimin e të atit, ndërsa bashkëshortja e tij, Bernadett, është shfaqur disa herë në mitingjet mbështetëse të Sarkozy.