Gjendet i vdekur 67 vjecari

Një 67-vjeçar është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në katin e pestë të një pallati pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”, në zonën e “Brrylit” në Tiranë. Sipas policisë, përreth trupit të pajetë, Enver Allmuçës është gjetur dhe një peshqir me të cilin është realizuar djegia. Burimet policore thanë për "Abc News" se ngjarja dyshohet të jetë vetëdjegie. Të njëjtat burime thanë se 67-vjeçari banonte i vetëm dhe ishte i divorcuar. Policia ishte sinjalizuar për ngjarjen nga telefonatat e fqinjëve të viktimës. Fqinjët kishin konstatuar erën e rëndë të trupit që prej një jave kishte nisur të dekompozohej.