E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azilkërkuesit, KE: Bosnja rrezikon regjimin e vizave

BOSNJE- Qytetarët e Bosnjes mund të humbasin të drejtën për të lëvizur pa viza në zonën Shengen. Kështu konfirmon Komisioni Evropian, pas numrit gjithnjë në rritje të azilkërkuesve nga ky vend që nga nëntori i 2010-ës. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.

"Duhet të qartësohet - nëse disa vende të Bashkimit Evropian nuk i përmbushin detyrimet dhe nuk përgjigjen në shqetësimet e bllokut evropian në lidhje me rritjen e numrit të kërkesave të pabazuara për azil, ka rrezik të kërcënohet suksesi i vendosjes së regjimit pa viza", tha Mikele Çerkone, zëdhënës i komisionares së BE-së për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom.

Ai tha se Malmstrom u ka dërguar letër ministrave të Punëve të Brendshme të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, përmes së cilës u ka kërkuar të njoftojnë Komisionin Evropian për masat e ndërmarra në adresimin e çështjes së azilkërkuesve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›