Bashkia e Tiranës vendos të anulojë festimet e Shën Valentinit
Dihej që kur Basha mbërriti në krye të Bashkisë së Tiranës se kjo do ishte një periudhë e mbushur me festime. Tani rrugët, punësimin, trafikun nuk do i zgjidhim, por të paktën të festojmë. Kështu, Bashkia e Tiranës kishte planifikuar disa aktivitete për Ditën e të Dashuruarve, por ka vendosur që të mos i zhvillojë për shkak të krizës në zonat e bllokuara nga dëbora. Në shenjë solidarizimi me banorët e zonave të bllokuara nga bora dhe përpjekjet që po kryen Shtabi i Emergjencave Civile për përballimin e kësaj situate të fatkeqësisë natyrore, Bashkia e Tiranës ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitet e parashikuara për nesër, Ditën e Shën Valentinit. Në ditën e të dashuruarve Bashkia e Tiranës kishte planifikuar disa aktivitete për të rinjtë, thuhet në një njoftim të Bashkisë.