E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës vishet me flamurin ukrainas, Veliaj uron Ukrainën në 31-vjetorin e Pavarësisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik. Sipas Veliaj këtë vit, ngjyra bluja dhe e verdha u bënë ngjyrat e qëndresës, trimërisë dhe dinjitetit.

“Këtë vit, bluja dhe e verdha u bënë ngjyrat e qëndresës, trimërisë dhe dinjitetit! Gëzuar Ditën e Flamurit vëllezërve dhe motrave ukrainas që jetojnë në Tiranë dhe qytetarëve të guximshëm të Ukrainës, që ende luftojnë në mbrojtje të vendit të tyre!”, shkroi Veliaj.

Bashkia e Tiranës u vesh me flamurin e Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së vendit në luftë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›