PL, Nesho: Shqipëria ka nevoje për ndryshim dhe rikthimin e demokracisë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, deklaroi sot se Shqipëria ka nevoje për ndryshim dhe rikthimin e demokracisë. Gjatë një organizimi të të rinjve të PL-së në kampin e Jalës, Nesho ka theksuar se “të rinjtë janë thirrur nga Shqipëria në një mision të madh”.
“Ndryshimi do fillojë nga rinia. Shqipëria do të bëhet nga shqiptarët, dhe jo nga bangladeshasit. Keni kuptuar se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe rikthimin e demokracisë. Këto ishin mesazhet e 2 marsit dhe jam i lumtur që ju jeni të gatshëm t’i zbatoni këto në interes të Shqipërisë. Ju do të jeni misionarët e rinisë. Lufta jonë nuk është për pushtet, por për ndryshim. Ndaj Shqipëria i’u thërret në një mision të madh”, tha Nesho.
/rtsh.al/