Xhaçka takon Ambasadoren e re të BE Christiane Hohmann: Çojmë përpara proçesin e negociatave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann e cila nis misionin e saj, në një kohë kur Shqipëria ka nisur një kapitull të ri të procesit të saj të integrimit në BE.
Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan se gjatë takimit u diskutua për rrugëtimin dhe bashkëpunimin për të çuar përpara procesin e negociatave të Shqipërisë me BE.
“Mikprita ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, e cila nis misionin e saj, në një kohë kur Shqipëria ka nisur një kapitull të ri të procesit të saj të integrimit në BE. Biseduam për rrugëtimin që na pret dhe bashkëpunimin për të çuar përpara procesin e negociatave“, shkruan ministrja Xhaçka.
Christiane Hohmann u emërua Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri në muajin qershor, pak kohë pas përfundimit të mandatit të Luigi Soreca.
/rtsh.al/