Bashkia e Vlorës heq kioskat, 23 pronarë peticion Ramës: Jemi taksapagues të rregullt
VLORË- 23 pronarë i janë adresuar sot me një peticion kryeministrit të vendit Edi Rama, njëherësh deputet i qarkut të Vlorës, duke i kërkuar kthimin mbrapsht të vendimit të bashkisë së qytetit për heqjen kioskave të tyre.
Peticioni i firmosur mbërriti mesditën e sotme në zyrën e deputetit Rama (e vendosur në qytetin bregdetar), ndërkohë që pronarët në peticion e cilësojnë vendimin e padrejtë, pasi pretendojnë se janë taksapagues të rregullt.
Bashkia e Vlorës vendosi sot nisjen e aksionit për heqjen e kioskave në qytetin bregdetar të Vlorës.
(e.m/BalkanWeb)