E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohen këshilltarët e rinj në Ministrinë e Brendshme

TIRANË- Emërohen këshilltarët e rinj në Ministrinë e Brendshme. Bajram Yzeiri dhe Nikoll Rica do jenë dy këshilltarët e rinj për rendin dhe sigurinë në Ministrinë e Brendshme. 

Yzeiri ka qenë nga 12 qershori 1991 - 4 dhjetor 1991, ministër i Rendit Publik. Ndërsa ka mbajtur poste të ndryshme në polici. Nikoll Rica është me profesion avokat.

Ndërkohë, mësohet se Besnik Shehu do mbajë postin e shefit të kabinetit të ministrit Sajmir Tahiri, ndërsa Florjon Serjani do jetë këshilltar për mediat. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›