Bashkia e Vlorës nis aksionin, Dredha: Për një Orikum të pastër

Nën sloganin “Për një Orikum të pastër”, bashkia e këtij qyteti ka mobilizuar kompanitë dhe punonjësit e saj së bashku me të gjithë operatorët turistikë për të pastruar gjithë aksin rrugor nga Kalaja deri në Orikum.
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha duke folur për aksionin që do të zgjas disa ditë dhe ku janë angazhuar gjithë punonjësit dhe ndërmarrjet e pastrimit të qytetit, kërkoi bashkëpunimin e komunitetit të Vlorë si dhe pushueseve që zgjedhin të pushojnë në këtë qytet.
Duke folur mbi këtë aksion që do të zgjas katër ditë me radhë dhe duke pastruar gjithë zonën nga Kalaja deri në Orikum, Dredha shtoi se, “për këtë janë angazhuar Drejtoria e Shërbimeve Publike por dhe kompanitë e pastrimit që mbulojnë këtë zonë territoriale”.
Kreu i Bashkisë, Ermal Dredha dha një mesazh sensibilizues për të gjithë pushuesit që zgjedhin të pushojnë në bregdetin e Vlorës dhe qytetarët që të jenë më të vëmendshëm dhe të mos abuzojnë me hedhjen e plehrave ku të munden.
Ai tha se qytetarët duhet të respektojnë pikat e caktuara duke kontribuar për një qytet sa më të pastër duke mos hedhur mbeturinat urbane vend e pa vend.
Ne jemi në krye të detyrës tha Kreu i Bashkisë së Vlorës por dhe komuniteti duhet ti ndihmojë duke bërë punën e vetë për të pasur një turizëm sa më të mirë dhe një qytet të pastër , por kjo gjë nuk bëhet e vetme.
“Duhet të punojmë të gjithë sa bashku ose ndryshe nuk mund të ketë asnjë rezultat”
/rtsh.al/