Përvetësoi përmes mashtrimit 27 mijë euro në kompaninë ku punonte, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë këtë të enjte (20 qershor), i akuzuar se ka përvetësuar, përmes mashtrimit, 27 mijë euro në kompaninë ku punonte.
Policia njofton se i riu me inicialet R. A., banues në Shkodër, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale. Në vendin e tij të punës, ai paraqiste mandate pagesash të dyshuara të falsifikuara.
34-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
/rtsh.al/